Vdes ish-deputeti i LSDM-së, si pasojë e koronavirusit

Tale Geramitçioski (59), ish Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Deputet i LSDM-së, ka vdekur mbrëmë, sipas informacioneve, pas ndërlikimeve nga kovid-19, raporton Gazeta Populli.

Geramitçioski, i cili lindi dhe jetoi në Prilep, ishte zëvendësministër në periudhën 2002-2006, në qeverinë e atëhershme të LSDM-së, pas së cilës u zgjodh deputet në zgjedhjet e 2006. Ai ishte profesor në Fakultetin Teknik të Universitetit të Manastirit./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *