Arjan Sala u sakrifikua për të shpëtuar jetë, çfarë u gjet pranë trupit

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala si pasojë e zjarrit të rënë në magazinën ku ai punonte pranë kthesës së Kamzës.

Mësohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur në mes të magazinës ku ai kishte hyrë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri dhe për të shuar vatrën por që nuk mundi të dalë i gjallë nga aty.

Sipas informacioneve, trupi i Arjan Salës, nuk ishte djegur plotësisht, por vetëm këmbët. Ndërkohë, sipër tij mësohet se janë gjetur rroba të lagura, që dyshohet t’i kenë rënë sipër nga presioni i ujit që hidhnin zjarrfikësit.

Pranë trupit të Arjan Salës janë gjetur edhe dy fikse zjarri, të cilët i riu kishte marrë me vete në momentin që ishte futur për të shuar vatrën e zjarrit të rënë brenda magazinës.

32-vjeçari është mundur të nxirret nga magazina pas rreth 60 orësh. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *