
San Marino konsiderohet si kombëtarja më e dobët në futboll sipas ranglistës së Fifa-s dhe rezultateve që kanë arritur gjatë historisë së tyre si kombëtare.
Për këtë arsye kundërshtari i nesërm i Shqipërisë renditet në vendin e 201-të në ranglistën e FIFA-s për kombëtaret.
Ndeshjen e parë jozyrtare kjo kombëtare e ka luajtur me Kanadanë më 28 mars 1986, ku janë mundur 1-0.
Ndërsa ndeshjen e parë zyrtare e kanë luajtur në shtëpi më 28 nëntor 1990, ku janë mundur 4-0 nga Zvicra. San Marino kan fituar vetëm një herë në histori të kombëtares së tyre kundër Lihtenshtenjit, me rezultatin 1-0 më 28 prill 2004.
Golin e parë si mysafir San Marino e ka shënuar pas 14 vitesh, pikërisht në eliminatoret e “EURO 2016” ndaj Lituanisë.
Kjo kombëtare konsiderohet si më e dobëta në botë sa u përket arritjeve dhe ka një mesatare të pësimit të golave, 4.2 për ndeshje.
Ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Insporti.com/