S’ka më “Kaçaniçki pat”, “Vtora Makedonska Brigada”, “Hristijan Todorovski Karposh”: Zyrtarizohen emrat shqip të disa rrugëve të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka zyrtarizuar emrat shqip të disa rrugëve kryesore dhe të rrethinës së Shkupit.

Me këtë, rrugët që lidhen me komunën e Çairit, si “Kaçaniçki pat” riemërtohet në “Hasan Prishtina”, “Vtora Makedonska Brigada” riemërtohet në “Adem Demaçi”, “Hristijan Todorovski Karposh” riemërtohet në “Nënë Tereza” dhe “Makedonsko Kosovska Brigada” riemërtohet në “Mid’hat Frashëri”, njofton TV21.

Emra shqip të rrugëve do të ketë edhe në komunën e Kisella Vodës. Rruga “Justiniani 1” riemërtohet në “Azem Morana”.

Sheshi në Saraj merr emrin “Isa Boletini”, Ura në Saraj merr emrin “22 Nëntori”.

Shqip do të emërohen rruga në Qendër: “Partizanska nr 5” merr emrin “Bajram Miftari”, në Butel: “Dushko Popovski” riemërtohet në “Hafëz Ali Korça”, në Hasanbeg – komuna e Gazi Babës rruga “Alija Avdoviq” riemërtohet në “Ymer Prizreni”.

Listën e plotë të emrave mund ta shihni më poshtë./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *