Grubi: Korridori 8 po bëhet realitet, premtimet po realizohen

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se nesër do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë Bechtel-Enka, të cilën sot Qeveria e angazhoi për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe 10.

Sipas Grubit, me këtë vendim bëhet realitet Korridori 8.

“Firmosja e këtij memorandumi do të bëhet gjatë ditës së nesërme në Shkup.
Pjesë e këtij projektit është ndërtimi i autostradës: Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.

Korridori i 8-të po bëhet realitet. PREMTIMET PO REALIZOHEN”, shkroi Grubi në profilin e tij në “Facebook”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=289428119213380&id=100044385821029

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *