Të premten do të protestohet në Shkup kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” dhe “rasteve të montuara”

Të premten në ora 14:00, në Shkup do të mbahet protestë kundër aktgjykimit të rastit “Monstra” dhe rasteve tjera “të montuara”. Protesta do të fillojë nga parku i Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Un, Bedri Ajdari, i ftoj të gjithë qytetarë të dalim të protestojmë masovikisht ditën e Premte me 02 Prill 2021, në ora 14:00 për të treguar seriozitet se nuk do t’i tolerojmë dënimet Drakonike për njerëz të pafajshëm si dhe dënimet selektive dhe me standarde të dyfishta! Kemi mbështetje nga shumë lëvizje dhe shoqata të ndryshme joqeveritare, që na inkurajojnë dhe na nxitin që të vazhdojmë me protesta që njëherë e mire t’u a mbyllim derën skenarëve të mëhershme dhe atyre në të ardhmen këtyre rasteve të shëmtuara dhe të montuara për politika ditore në kohë dhe periudha të ndryshme”, tha kryetari i Këshillit Organizativ për protestat kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari.

Ajdari gjithashtu bëri porosi që të protestohet qetë dhe duke i respektuar masat anti-kovid.

Protesta e fundit u mbajt më 26 shkurt, ndërkaq policia atë ditë, vendosi kordonë policore te QT “Mavrovasja”, për çka dhe protestuesit e revoltuar u përleshën me policinë. Për këtë, 3 persona janë dënuar me nga një vit burg, ndërkaq njëri me 8 muaj burg. Proces gjyqësor po zhvillohet edhe për 4 persona të tjerë, nën akuzën se kanë marrë pjesë në “turmë e cila do të kryejë vepër penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *