Si mund ta bëni vetë në shtëpi testin e shpejtë për COVID-19

Nëse rezultati është pozitiv, do të kryhet një provë e shpejtë për zbulimin e shpejtë të antigjenit (test i shpejtë) në një strukturë të shëndetit publik.

Por si mund të bëhet testi nga vetë qytetarët? Ministria greke e Shëndetësisë ka postuar një video informuese se si kryhen vetë-testet. “Vetë-testimi është një proces i thjeshtë” tha Ministri i Arsimit, Niki Kerameos.

Çdo qytetar grek ka të drejtë për një vetë-testim falas një herë në javë, katër në muaj, për një periudhë prej dy muajsh.

Testi do të jetë i detyrueshëm për studentët, mësuesit, personat që punojnë në turizëm, hotelierisë, transportit detar, prodhimtarisë, ndërmarrjeve të mëdha, shitjes me pakicë dhe gjykatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *