224 shoferë të dënuar dje vetëm në Shkup, 21 prej tyre pa patentë shoferi

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 224 dënime, 21 prej të cilave për ngasje pa patentë shofer.

Advertisement

Ministria e Brendshme informoi sot se 20 gjoba janë për ngasje më të shpejtë se shpejtësia e lejuar, dhe 18 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht me defekt. Dymbëdhjetë shoferë u gjobitën për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorimin e telefonit celular, gjashtë për parakalim dhe shmangie të paligjshme, dhe tetë masa u vendosën për kalimin e semafori të mbyllur (dritë e kuqe).

Kontrollet e intensifikuara të trafikut po vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion, thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *