Talat Xhaferi drejtuar Ilire Dautit: Uroj që mandatin tjetër të jesh kryetare Kuvendi

Debat u zhvillua mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Diskutimi u bë në lidhje me rregulloren dhe me kalimin nga njëra seancë në tjetrën, brenda ditës.

Deputetja e Opozitës Shqiptare, Ilire Dauti kritikoi Talat Xhaferin sepse në kohën e iftarit kishte thirrur seancë për të votuar rreth pakos ekonomike. Kjo sipas Dautit ishte bërë me qëllim që opozita të mos ketë mundësi të votojë për pakot.

“Ktheni seancën dhe të votojmë. Vota jonë është PRO pakos ekonomike”, tha mes tjerash Ilire Dauti, përcjell in7.

Ndërkohë, derisa deputetja Ilire Dauti po fliste nga foltorja, deputetët e BDI’së u binin tavolinave për ta penguar fjalimin e deputetes opozitare.

Në replikë me Ilire Dautin, kreu i Kuvendit Xhaferi iu drejtua asaj me fjalët “uroj që në mandatin e ardhshëm të jeni këtu lart në vendin tim si kryetare kuvendi”, duke u munduar ta tregojë se sa e vështirë është ajo detyrë./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *