Tetovë, 23 vdekje për 2 javë nga Covid-19! Nuredini: 41 pacientë në shtruar janë në gjendje të rëndë

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Tetovë është duke u rritur. Deri tani janë 41 persona të shtruar në spital. Shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë .

 Sipas koordinatorit të kovid-qendrës, Gëzim Nuredini, në Tetovë kemi edhe rritje të numrit te pacinteve që kanë ndërruar jetë.

 “Kemi rritje të numrit të pacientëve që kanë ndërruar jetë   dhe kjo erdhi si pasojë pasi që para dy tre javësh kishim rritje të numrit të pacientëve edhe të infektuar edhe të hospitalizuar. Për momentin kemi 41 pacientë të hospitalizuar, ku shumica e tyre janë në gjendje të rëndë  dhe kanë nevojë për oksigjen”, tha Gëzim Nuredini – koordinator i Covid-Qendrës Tetovë.

Në Tetovë për dy javët e fundit kanë ndërruar jetë 23 persona,  e para dy javëve kishte vetëm 8  raste të vdekshmërisë.

“Kishte 23 pacientë që kanë vdekur. Nuk janë të gjithë nga spitali jonë por janë qytetarë të Tetovës, ndërsa në krahasim me dy javët e para kishim tetë pacientë.  Është një rritje dramatike e vdekshmërisë  dhe është si pasojë e asaj ku filloi të rritet numri, por fatkeqësisht kaploi edhe pacientët me kordobilitet që fatkeqësisht janë edhe më të rrezikuar”, shtoi Gëzim Nuredini – koordinator i Covid-Qendrës Tetovë.

Në Tetovë akoma nuk është lëshuar spitali mobil i cili filloi të ndërtohet nga fillimi i vitit, por akoma nuk është lëshuar në përdorim. Edhe pse i njëjti është ndërtuar për të infektuarit me Covid, ai akoma vazhdon të ngelet i mbyllur. Tani për tani shfrytëzohet  reparti  për sëmundje infektive dhe një pjesë  e repartit për sëmundje interne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *