Shkup, Maqedoni e Veriut
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.01.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 178 kundërvajtje, prej të cilave 30 për drejtimin e automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 7 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara, 13 gjoba për shfrytëzimin e celularit gjatë ngasjes së automjetit, poashtu janë shqiptuar pesë masa për kalim në semafor të mbyllur (dritë e kuqe).
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.