Gostivar, do të ndërtohen tre garazhe në kate me mbi 1.000 vend parkime

Komuna e Gostivarit ka zgjedhur lokacionet për ndërtimin e tre garazheve në kate të cilat do të shfrytëzohen për parkim të automjeteve. Pasi nga BDI e Gostivarit akuzua se ka ky premtim elektoral i kryetarit Taravari vjen me vonesë, ky i fundit sqaroi se procedura është e tillë që kërkon shumë kohë derisa edhe ndryshohet Plani Detal Urbanistik. Ai tha se shumë shpejtë pas shplljes publike, do të bëhet edhe tenderimi për ndërtimin e garazheve, të cilat së bashku do të kenë gjithsejt 15 kate.

“Në Këshillin komunal ne i kaluam tre garazhe në kate, aq sa kishim premtuar në zgjedhjet lokal të 2017-tës. Bëhet fjalë për ndryshimin e Planit Detl Urbanistik (PDU), që nënkupton se ne nuk mundeshim të vendosim dhe të ndërtojmë garazhe nëse ato nuk janë në PDU. Për ta ndryshuar një PDU e dini se jo vetëm në Komunën e Gostivarit, por në të gjitha komunat ka vonesa pasi ka procedurë të cilës patjetër t’i përmbahemi. Është e vërtetë se ne e kemi dhënë këtë premtim dhe jemi munduar që në këtë periudh t’i mbarojmë të gjitha procedurat. Pasi kaloi edhe në Këshillin komunal e bëmë edhe shpalljen, shpresojë se shumë shpejtë do ta bëjmë edhe tenderimin dhe të shohim se cilat kompani do ti fitojnë, dhe mbas asaj të nisin ndërtimin. Nuk është punë që mund të bëhet brenda natës garazhet në kate, po të ishte ashtu do të ishin ndërtuar në shumë qytete të tjera. Flas kryesisht në Maqedoninë Peredimore, nuk ka as në Tetovë, as në Çair, as në Kërçovë e as në Strugë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Garazhet do të jenë afër-njëra tjetrës dhe me kapacitet për mbi një mijë vetura për t’u parkuar.

“Njëra nga garazhet do të jetë në afërsi të kafeterisë “Relaks” me sipërfaqe prej 799 m2 dhe do të ketë së bashku me katin përdhesë gjashtë kate, tjetra është te Qendra për Punë dhe Politikë Sociale me sipërfaqe prej 632 m2 me pesë kate së bashku me katin përdhesë dhe e treta planifikohet te Spitali i Gostivarit, afër objektit që e ka “Pellagonija” me sipërfaqe prej 409 m2 dhe me katër kate së bashku me përdhesën. Mendoj se këto janë të mjaftueshme për Gostivarin dhe këtu do të mund të parkohen mbi 1.000 vetura, gjë e cila i plotëson nevojat e komunës sonë tani për tani”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ndërtimi i tyre do të bëhet në partneritet publiko-privat. Kryetari Taravari tha se ka kompani të interesuara, por do të fitojë ajo me ofertën më të mirë.

“Idjea është të jepen në partneritet publiko-privat, ka kompani që kanë shprehur interes, por përsëri kur të bëhet shpallja kush do të ofron partneritet më të mirë me komunën, ata do ta marrin lejen për ndërtim. Ma merr mendja se çdo kompani private do të jetë e inetersuar sa më shpejtë t’i realizon sepse punohet për interes të tyre dhe profit. Ne si komunë jemi të interesuar që këto objekte sa më parë të jenë funksional”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Gostivari aktualisht posedon 850 vend-parkime, por ky numër është i pamjaftueshëm në bazë të veturave që posedojnë qytetarët. Gjatë vitit të kaluar ishin regjistruar rreth 13.500 vetura në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *