Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka prezantuar planin e tij të shpenzimeve të buxhetit të shtetit para Kongresit amerikan. Ndër të tjeta, ai ka kërkuar ndarjen e 200 milionë dollarëve për Kosovën.
Petrit Selimi, drejtues i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në një postim në rrjetin social “Twitter” ka publikuar raportin, ku thuhet se është miratuar kërkesa e Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për implementimin e disa programeve, kryesisht në energji.
Ai e ka cilësuar “lajm të shkëlqyeshëm”.
“Plus do të vazhdojmë të zhvillojmë një marrëveshje të përqendruar në shumëfishimin e energjisë, futjen potenciale të gazit në Kosovë”, ka shkruar Selimi.