Mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak me vetëm një vezë të zierë

Në varësi të dietës dhe llojeve të ushqimeve që konsumoni, niveli i sheqerit në gjak rritet ose bie. E keni ditur se duhet vetëm një vezë e zier për të kontrolluar nivelin e sheqerit?

Mund të duhen muaj për një person të sapo diagnostikuar që të mësojë se çfarë duhet të konsumojë e çfarë jo . Gjatë kësaj kohe , një person që ka diabetin e tipit 2 ka shumë gjasa të përjetojë nivele shumë të larta të  sheqerit në gjak, gjë e cila është shumë e dëmshme për shëndetin e përgjithshëm, shkruan shendeti.com.al.

Shumë sheqer në gjak për një kohë të gjatë kohore mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës , të veshkave, shikimit dhe sistemit nervor.

Si ta kontrolloni nivelin e gjakut

Për pjesën më të madhe të njerëzve, nivelet normale të  sheqerit në gjak janë midis 4.0 -6.0 mmol/L, gjatë kohës që nuk janë duke ngrënë, dhe deri në 7.8 mmol/L deri në 2 orë pas vakteve.

Për njerëzit me rezistencë insuline , niveli i sheqerit në gjak qëndron i lartë edhe pasi ata kanë mbaruar së ngrëni.

Fatmirësisht ekzistojnë ushqime të shumëllojshme që  ju ndihmojnë të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë natyrale. Nuk duhet harruar se përdorimi i ilaçeve për diabet , të cilat janë dhe shumë të shtrenjta, mund të kenë efekte anësore në trup  për një periudhë të gjatë.

Për këtë recetë gjithçka që ju duhet është uthull molle, ujë dhe një vezë e zier.

  • Ziejeni vezën pasdite dhe qërojeni.
  • Shpojeni vezën dy ose tre herë me një kruajtëse dhëmbësh.
  • Vendoseni atë në një enë të mbyllur dhe hidhni mjaftueshëm uthull sa të mbulohet.
  • Mbylleni enën dhe lëreni gjatë gjithë natës në frigorifer.
  • Të nesërmen në mëngjes pini një gotë me ujë të ngrohtë dhe konsumoni vezën.
  • Përsëriteni këtë çdo ditë dhe do të vini re një përmirësim në nivelet e sheqerit në gjak.

Pse kjo metodë funksionon

Një vezë e zier mund të jetë një  mëngjes shumë i pasur me proteina, nëse ju jeni me diabet. Proteinat do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur pa ndikuar në nivelin tuaj të sheqerit. Proteinat gjithashtu ngadalësojnë procesin e tretjes  dhe të përthithjes së glukozës, gjë e cila është shumë e mirë për personat që vuajnë nga diabeti.

Uthulla e mollës ju bën më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe redukton mpiksjen e gjakut, sidomos pas konsumimit të ushqimeve me përmbajtje niseshteje. Rezultatet e një studimi  të kryer mbi persona me diabet të tipit 2 ishin më shumë se sa pozitive.

Mos harroni se shëndeti juaj është në dorën tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *