Banka Botërore me hua prej 46 milion euro për modernizimin bujqësor në Maqedoni

Në hapësirat e Qeverisë sot ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha së bashku me ministrin e financave FAtmir Besimi, si dhe në video lidhje edhe drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë, Massimiliano Paolucci, kanë dhënë njoftimin për huamarjen për projektin e modernizimit bujqësor i cili kap vlerën totale prej 46 milion euro, dhe siç bënë të ditur ministri Hoxha, përmban një komponent të madh zhvillimi për bujqësinë, me ndikim serioz pozitiv në ekonominë e përgjithshme të brendshme, informon Zhurnal.

Projekti ka për qëllim ndërtimin e dy qendrave Grumbulluese-Distributive në Resnjë dhe Strumicë, të cilat do të mbulojnë rajonet e Prespës dhe Strumicës dhe një Platformë gjithëpërfshirëse Bujqësore në Shkup, e cila do të mbulojë rajonet e Pollogut dhe të Kumanovës.

Gjithashtu, një pjesë e fondeve janë të destinuara për shërbime këshilluese të ekspertëve dhe ndërtimin e një fabrike moderne për largimin e nënprodukteve me origjinë shtazore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *