Platforma e gjelbër në Strugë / Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Prej më shumë se 12 orësh në Labunisht të Strugës digjet deponia e egër sipër fshatit. Banorët janë në hall, po helmohen nga tymi dhe gazrat që lëshohen prej zjarrit, ndërsa askush nga autoritetet nuk ka dalur në vendngjarje, shkruan Gazeta Populli.

Sipas portalit lokal VOX Struga, zjarri ka filluar prej orëve të drekës, ndërsa sipas disa dëshmitarëve shenja zjarri e tymi ka pasur edhe ditën e djeshme. Deponia e egër në Labunisht po rritet për çdo ditë dhe paraqet problem të kahmotshëm për banorët e këtij rajoni, që përfshin fshatrat Labunisht, Borovec, Oktis dhe Podgorcë./Gazetapopulli.net

https://fb.watch/69qFI7ytNP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *