Në repartet infektive po mjekohen 96 pacientë me Kovid-19

Në repartet infektive po mjekohen 96 pacientë me Kovid-19

Shkup, 15 qershor 2021 (MIA) – Gjithsej 96 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet tjera. Ka rreth 460 shtretër të lirë spitalor në qendrat për kovid, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup është hospitalizuar një pacient i ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 30 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Në qendrat për kovid në spitalet e qyteteve tjera në 24 orët e fundit është regjistruar se trajtohen gjithsej 66 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Shkup në Institutin për TBC nuk ka pasur pranime. Një pacient është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” gjatë ditës së djeshme nuk janë pranuar pacientë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar dy pacientë të shëruar.

Në qendrën për kovid në Institutin për TBC trajtohet një pacient. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 12 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile trajtohen 18 pacientë.

Numri i pranimeve në ditët e fundit po zvogëlohet dhe në mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 35 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të lirohen edhe vende plotësuese. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar tre pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar gjashtë pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë dy pacientë, në Veles trajtohen dy të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 15 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në Kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar tetë pacientë. Në Prilep pesë, në kovid-qendrën në Gostivar tetë, ndërsa në Strugë tre të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 13 pacientë, në Kërçovë një, ndërsa në Kavadar dhe Gjevgjeli nuk ka të hospitalizuar me koronavirus.

Për shkak të numrit të zvogëluar të të sëmurëve, spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve për pacientët me kovid.

Gjatë ditës lëshohen pacientë të shëruar me çka do të lirohen shtretër të tjerë. Nga Ministria informojnë se të gjitha repartet e klinikave disponojnë me vende spitalore te të cilat ka furnizim me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen, qëndron në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *