Nga 9.9 milion eurot e Qeverisë për komunat, asnjë euro për Komunën e Gostivarit

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari në profilin e tij në Facebook është deklaruar në lidhje me ndarjen e fundit të fondeve nga Qeveria për komunat në vlerë prej gati 10 milionë euro, e nga të cilat Komuna e Gostivarit përsëri është diskriminuar duke u anashkaluar dhe duke mos ndarë as edhe një euro të vetme për këtë komunë, njofton Gazeta Populli.

Ky është statusi i plotë i Taravarit:

“9.9 milionë eurot e Qeverisë, asnjë cent për Komunën e Gostivarit

Qeveria vazhdon me diskriminim ndaj Komunës së Gostivarit. Nga 9.9 milionë euro mjete për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni, Gostivari nuk mori asnjë cent.

Qeveria tha se vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, megjithatë në terren punon ndryshe.

Me 9.9 milionë euro do të financohen ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruim i rrugëve dhe institucione arsimore. Edhe pse Gostivari konkuroi me disa projekte, asnjëri prej tyre nuk u pranua nga Qevria. Gostivari është i përfshirë me 30 milion denarë, për spitalin! E vetmja Komunë ku investohet në spital, institucion që nuk është në kompetencë të komunës dhe për të cilin duhet të kujdeset Ministria e shëndetësisë.Me këtë gjest, pushteti qendror Gostivarin dëshiron ta nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale për gjoja se në komunën e vetme urbane e cila udhëhiqet nga opozita shqiptare, mungojnë investimet.

Gostivarasit nuk duan asfalt, ujësjellës e kanalizim parazgjedhor, pasi të gjitha nevojat e tyre edhe përskaj pengesave nga Qeveia, janë përmbushur. Sukseshëm e nisëm dhe ashtu e mbyllim mandatin katër vjeçar. Me gostivarasit jemi gati dhe do ta fitojmë edhe një mandat tjetër të suksesshëm./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *