Në “Evzoni” – ende nuk lejohet hyrja prej orës 22 deri në 6 të mëngjesit

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar risitë në lidhje me kalimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar me Greqinë – në “Evzoni”.

“Nga sot, (19.06.2021), prej orës 06.00 në VK Evzoni, përveç se me test PCR jo më të vjetër se 72 orë, certifikatë për pranim të vaksinës (duke kaluar 14 ditë nga doza e dytë) dhe dëshmi se kemi kaluar Covid-19(prej 2 deri në 9 muaj), hyrje të shtetasve tanë lejohet edhe me test negativ të shpejtë për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë”, njoftojnë mes të tjerash nga MPB-ja, transmeton TV21.

Fëmijët deri në 12-vjeç, nuk kanë nevojë të kenë test negativ, kurse ata mbi 12-vjeç duhet të posedojnë test negativ të shpejtë ose PCR.

“Sikurse edhe deri tani, në VK Evzoni nuk lejohet hyrja prej orës 22:00 deri në ora 06:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *