Drita Islami e pandalshme, vendos rekord të ri shtetëror në 400 m pengesa

Atletja më e mirë në vendin tonë Drita Islami e ka nisur në mënyrë më të mirë Kampionatin Ekipor të Europës, pasi sot doli e para në disciplinën e 400 metrave me pengesë. Përveç vendit të parë, lajm përbën fakti që Islami vendosi sërish rekord shtetëror në 400 metra me pengesë, duke e përshkuar këtë disciplinë për 57 sekonda e 53 të mijtat.

Ndryshe sipas njohësve të atletikës, rekordi i Drita Islami vlerësohet si rezultati më i mirë i atletikës së Maqedonisë në shekullin e 21. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *