Ofendoi futbollistin shqiptar, Arnautovic pritet në “Wembley” me pankarta si “UÇK” e “Të fala Mamit”

Ofendoi futbollistin shqiptar, Arnautovic pritet në “Wembley” me pankarta si “UÇK” e “Të fala Mamit”

Marko Arnautovic, është pritur me një befasi në “Wembley” te Londrës.Futbollist serbo-austriak është përfolur për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.
Por, tani me t’u përfolur për gjestin e tij ai ka kërkuar falje për atë gjest dhe atë në gjuhen shqipe “Më falni”, ishin fjalët e tij.

Megjithatë, në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, sulmuesi është mirëpritur me një befasi nga disa tifozë shqiptarë në “Wembley”.Tifozët shqiptarë të cilët janë duke e parë nga afër ndeshjen mes Austrisë dhe Italisë, kanë shfaqur dy pankarta njëren me shkronjat e arta të UÇK-së, ndërsa në të dytin i kanë dërguar të fala nënës së Arnautovicit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *