Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit për shfrytëzimin e vijës bregdetare.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë janë e djegur 60 shezlongë të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.
Sipas burimeve shezlonget kanë qenë në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domit. Pasi kishte mbledhur shezlongët për t’i hapur ditën e nesërme, pasi kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit, disa bizneseve fqinje të tjera nuk i ka pëlqyer kjo dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.
“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruan në njoftim policia.
Vonesa e pashpjegueshme e Ministrisë së Turizmit për të dhënë lejet e hapësirës së plazhit po krijon konflikt mes pronarëve të bizneseve në zonën bregdetare të vendit, ku jo vetëm po digjen shezlongë e krijohen sherre, por po merren edhe jetë njerëzish./TCH