Përleshen tre persona nga Gostivari, përfundojnë prapa grilave

Dje (28-qershor) rreth orës 16:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat E.I. (31) nga Llakavica e Gostivarit dhe A.B. (30) nga Zdunja e Gostivarit, si dhe një orë më vonë, personin A.F. (28) nga Gostivari, të cilët rreth orës 15:20 në afërsi të kryqëzimit të Zdunjës, në dalje nga Gostivari, ishin konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në këtë zënkë sipas denoncimit, njëri nga pjesëmarrësit ka përdorur edhe mjet të fortë, ku ka qenë e dëmtuar edhe një automjet. Tre personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *