Një njeri i zhveshur shëtit nëpër Ohër përpara delegacioneve të huaja, nga MPB thonë se nuk është protestë

Këtë mëngjes, një burrë i zhveshur i moshës rreth 50 vjeçare është parë duke ecur nëpër qendrën e Ohrit, në të njëjtën kohë kur shëtitisnin edhe disa delegacione të huaja, të cilat marrin pjesë në “Dialogun e Forumit të Prespës”. Një lexues i Gazetës dërgoi fotot e ecjes së tij nëpër sheshin e qytetit në redaksinë e “Sakamdakazam” dhe thotë se kishte disa raportime në polici për ngjarjen në fjalë, shkruan Gazeta Populli.

Policia e Ohrit thotë se bëhet fjalë për një bashkëqytetar të njohur, i cili më parë ishte raportuar dhe dërguar në institucione përkatëse. Ata thonë se ai dikur ecte me të brendshme tanga, por tani është i inkurajuar të zhveshet plotësisht.

Sot, ai kishte hequr rrobat e tij në shesh dhe kishe lënë pantollonat e tij në një billbord para se të fillonte të ecte.

“Dialogu i Forumit të Prespës” po mbahet në Ohër, një ngjarje e ndjekur nga politikanë nga e gjithë bota dhe atje është i gjithë kreu i shtetit maqedonas./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *