Varianti Delta i korona virusit kërcënon Evropën! Filipçe: Të hënën vendosim nëse do këtë masa të reja

Varianti Delta i koronavirusit apo siç njihet ndryshe, varianti indian, tanimë ka arritur në rajon.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron, se në Komisionin për sëmundje ngjitëse do të diskutojnë se nëse kanë nevojë për masa restriktive për parandalim të shpërndarjes së këtij lloji të virusit në Maqedoninë e Veriut.

 “A do të vendosim ndonjë formë të restrikcionit, do të flasim në Komisionin për sëmundje ngjitëse që është caktuar për të hënën. Do t’i dëgjojmë mendimet e anëtarëve. Kemi biseduar me telefon, disa nga anëtarët janë në pushim vjetor. Hulumtojnë, analizojnë dhe kështu me radhë, por tani jemi të përqendruar në vaksinim”, tha Filipçe.

Ministri i Punëve të Brendshëm në Kroaci thotë se do t’i qëndrojmë pas sloganit që kanë bërë për turistët dhe se po përcillet nga afër situata me llojin delta.

 “Po vëzhgojmë gjithçka çfarë ndodh me llojin delta që mund të vijë nga Britania e Madhe. Ju e dini se ne jemi shtet turistik dhe dëshirojmë që turistët tanë të ndjehen të sigurte dhe kemi parullën Stay safe in Croatia, dhe për këtë shkak duam që t’i jemi besnik atij slogani, dhe për atë e kemi bërë një listë me kategori të qytetarëve që janë vaksinuar në vendet turistike”, u shpreh Gordan Grliq – Ministër i Punëve të Brendshme i Kroacisë.

Sipas një deklaratë të institutit të shëndetit publik në Angli numri i rasteve me variantin Delta është rritur me 50,824 që nga java e kaluar duke regjistruar një total prej 161,981 rastesh.

Kjo përbën një rritje prej 46%. Dr Jenny Harries, shefi ekzekutiv i Institutit tha se rastet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të rriten dhe është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm.

Portugalia është një nga vendet e para të BE që rikthen kufizimet prej kërcënimit nga varianti Delta.

Qeveria ka paralajmëruar se do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës nga ora 23:00 deri në orën 05:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *