Tjetër skandal në bregdetin e Shqipërisë, ja çfarë i ndodhi turistes nga Maqedonia e Veriut

Nuk kanë fund skandalet me turistët që po vizitojnë shtetin shqiptar. Së fundmi, një turiste nga Maqedonia e Veriut, e cila kishte zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet ka rënë pre e grabitjes.

Policia e Vlorës, bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I.B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases së Maqedonisë së Veriut, njofton Gazeta Populli.

Kjo ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe turistja ka bërë kallëzim në Polici. Mësohet se autori u vu në pranga./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *