Shtrenjtohet benzina, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e sotme ka vendosur që çmimet me pakicë të benzinës nga mesnata të shtrenjtohen për gjysmë denari, shkruan SHENJA. Çmimi i ri i Euro Super BS 95 do të jetë 71.5 denarë për litër, ndërsa Euro Super BS-98 do të shitet për 73.5 denarë për litër.

Çmimi i dizelit mbetët i njëjtë, pasi edhe më tej do të vazhdoj të shitet për 63 denarë për litër

Çmimi i Vajit të Lehtë për Amvisëri rritet për  0.50 denarë, dhe çmimi i ri do të jetë 63.00 denarë për litër. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *