Nga refuzimi i vizitave mjekësore te 50 mijë eurot në dorë, zbulohen prapaskenat e “divorcit” të Hasanit me Partizanin!

Ferhan Hasani nuk është më futbollist i Partizanit. “Buba” iu bashkua të kuqve në muajin janar, si përforcimi më i bujshëm i merkatos dimërore.

Mesfushori 31-vjeçar kishte kontratë edhe për sezonin e ri, por nuk ka pranuar të vazhdojë, për disa arsye.

“DIVORCI” – Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se pas përfundimit të sezonit të shkuar, Ferhan Hasanit i është kërkuar të largohet nga klubi, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ilir Daja.

Pasi iu komunikua kjo gjë, Hasani u përgjigj se kërkon 50 mijë euro në dorë, në mënyrë që të largohet para se t’i përfundojë kontrata.

Kjo gjë nuk u pranua nga Partizani dhe “Buba” vazhdoi të ishte pjesë e klubit.

Tani, pas largimit të tij të dytë, me shumë gjasa mesfushori do ta marrë këtë pagesë dhe rrugët mes dy palëve do të ndahen përfundimisht.

May be an image of 1 person

AKTIVIZIMI – Gjatë sezonit të shkuar, Hasani u aktivizua shumë pak nga trajneri Daja, për shkak dëmtimi, por edhe për shkak të skemës. Hasani luajti vetëm 260 minuta me Partizanin në 12 ndeshje që u aktivizua nga stoli, shumë pak për një lojtar kalibri. Minutazhi i munguar solli edhe një krisje mes tij dhe Dajës në muajin mars, ku Hasani u largua nga klubi. U desh ndërhyrja e presidentit Demi që Hasani të rikthehej në klub, por sërish situata me aktivizimin e tij nuk ndryshoi.

POZICIONI – “Buba” është një numër 10, fantazist, që preferon të luajë afër një sulmuesi kryesor, por skema e Dajës 4-3- 3 nuk ia dha këtë mundësi. Në minutat që u aktivizua, Hasani u provua në shumë pozicione, si mesfushor organizator, si mesfushor qendre, si sulmues krahu, madje edhe si qendërsulmues, por nuk ia doli të ishte protagonist. TRAJTIMI – Ferhan Hasani debutoi në “Euro 2020” me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë futbollisti i vetëm që luan në Superiore dhe që aktivizohet në kompeticionet madhore për kombëtaret. Pasi luajti kundër Holandës dhe u mbyll faza e grupeve, Hasani u rikthye në stërvitje me Partizanin. Normalisht, të gjitha mediat shqiptare tentuan të komunikonin me mesfushorin për të marrë përshtypjet e para pas debutimit në Europian, por klubi i Partizanit nuk e ka lejuar të flasë. Ky trajtim që i është bërë “Bubës”, nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka qenë pikërisht edhe kjo një nga arsyet e krisjes mes tij dhe klubit.

May be an image of 2 people, people playing sports and grass

STËRVITJA- Hasani u stërvit ditët e fundit me skuadrën e Partizanit, por trajneri Daja e ka lënë te grupi i rezervave. I ndodhur në këtë situatë, “Buba” është parë shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur me vendimin e trajnerit dhe ka pritur ditën e djeshme për të vepruar.

VIZITAT MJEKËSORE – Kur ekipi i Partizanit po kryente vizitat mjekësore në vigjilje të ndeshjes së Ligës së Konferencës përballë Sfintulit, Hasani nuk u paraqit. Mesfushori u telefonua nga klubi dhe ky i fundit nuk ka pranuar të përgjigjet, duke e fikur celularin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *