Banorin e Shkupit e mbyt rryma elektrike duke montuar një kondicioner

Një 58-vjeçar nga Shkupi e ka humbur jetën sot nga një goditje e rrymës elektrike duke montuar një kondicioner në një objekt banimi në lagjen e Shkupit Kisella Voda, shkruan Gazeta Populli.

Dje në ora 14:00 në SPB Shkup, nga ana e Ndihmës së Shpejtë është paraqitur se në territorin e Karposhit në një banesë në pronësi të 36-vjeçarit S.I, përderisa ka qenë duke montuar një kondicioner, sipas të gjitha gjasave ka ndërruar jetë nga goditja e rrymës elektrike L.B (58) nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dërguar për obduksion./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *