Video-Skandali/ Ministria e Bujqësisë, reklamon hashash në serat bujqësore të shtetit shqiptar?

Ministria e Bujqësisë ka publikuar një video, nga serat në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, ku mes të tjerash dallohej se ishin mbjellë dhe lëndë narkotike e llojit hashash.

Pra, në serat e shtetit, referuar edhe pamjeve të Ministrisë së Bujqësisë, mes perimeve kultivohet edhe hashash.

Skandali është zbuluar rastësisht, ku hashashi dallohet qartë mes domateve, ne minutën 00.40 te videos.

Më pas videoja të cilën do ta publikojmë të plotë më poshtë është fshirë, për t’u servitor vetëm pjesa pa hashash.

Ky është një skandal, që tregon se në kultivimin e lëndëve narkotike janë të përfshira institucionet e shtetit./CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *