
Më 12.07.2021 në ora 14.30 në Shkup, në rrugën “Rruga e Lubotenit” është arrestuar një 40-vjeçar me iniciale R.S. nga fshati Luboten, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Gazeta Populli.
Advertisement
Për të njejtin ishte shpallur fletarrest qëndror dhe ndërkombëtar për mbajtjen e një dënimit me burg prej 2 vitesh e 11 muajsh.
Gjatë ndalimit nga policia, R.S. ka sulmuar me veturë dy policët të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Më pas, ai është kapur dhe dorëzuar në Stacionin Policor në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme, për çfarë do të transferohet në burg për vuajtjen e dënimit./Gazetapopulli.net
Advertisement