Tetovarët të zhgënjyer, Ecolog nuk e mbajti premtimin ndërsa komunës nuk i bëhet vonë/ Stadiumi i Tetovës në gjendje të mjerueshme

Dy stadiumet të cilët i mori me koncesion kompania Ecolog e Lazim Destanit nga komuna e Tetovës ku duhet të investojë 8 milionë euro do të duheshte tanimë të duken si stadiume evropiane.

Nga fotografitë duket pamja e jashtme, zhveshtorja, hyrja, ulset dhe do të ketë edhe dhomë për masazhë dhe shumë gjëra tjera. Sipas ofertës që ka fituar kompania Ecolog në gusht të vitit 2016 stadiumi duhej të rinovohet brenda 24 muajve.

Përndryshe, asokohe komuna e Tetovës kërkoi nga bizneset që ishin në objektin e stadiumit të qytetit që në afat prej 5 ditësh të hiqen nga aty që të mos e pengojnë rikonstruimin e stadiumit të cilin tanimë e kishte nën konsesion kompania e Lazim Destanit, njëherësh edhe menaxhues i klubit futbollistik Shkëndija.

Por, edhe pas pesë viteve nga marrëveshja në koncesion për stadiumin e qytetit të Tetovës, dhe instistimit të fansave të klubit futbollistik Shkëndija për stadiumin e ri, ai ende është në gjendjen e vjetër dhe duket kështu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *