Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Kukës, kërkohej nga autoritetet belge

Një 38-vjeçar nga Shkupi është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi është në kërkim ndërkombëtare për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjykata belge e ka dënuar Djelal Feratin me 3 vite burg. Ai u kap nga policia e Kosovës, për t’u ekstraduar më pas drejt Belgjikës.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *