Rexhepi, Boçvarski, Rustemi dhe Arifi inspektuan punimet në rrugët e Tetovës

Sot, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi bashkë me ministrin Boçvarski, kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe drejtorin e ndërmarrjes për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi ishin prezentë në Tetovë për inspektimin e procesit të rekonstruimit të rrugës “Goce Delçev” në gjatësi prej 700m së bashku me kanalizimin atmosferik.

Sipas Rexhepit ky projekt kap vlerën e 15 milion denarëve mjete këto të siguruara nga Banka Botërore dhe të miratuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.Reklame

Me formulë të njëjtë u përfundua edhe rikonstruimi i rrugës Goce Stojçeski ku edhe njëherë dëshmojmë se jemi pranë qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *