
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në jug të Belgjikës, më i larti në 20 vitet e fundit, është rritur në 11, raportuan mediat belge.
“Autoritetet kanë konfirmuar vdekjet e 11 personave, përfshirë tre shpëtimtarë, anija e të cilëve është përmbysur në një lumë me baltë”, raportoi televizioni RTBF. Ekipet e shpëtimit po përdorin varka me motor dhe helikopterë për të evakuuar njerëzit.
Ndërkohë, autoritetet në rajonin Ahrvejler të shtetit perëndimore gjermane – rajoni i Rajnës – Pfalc kumtuan se nuk kishin informacion për më shumë se 1.000 njerëz.
“Për momentin ne supozojmë se ka rreth 1.300 njerëz të zhdukur. Vetëm në rajonin e rrethinës Bad Noenahër-Ahrvajler, nga ky mëngjes ka pasur rreth një mijë telefonata, ndërsa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë”, thuhet në komunikatën e shërbimit.
Të paktën 59 viktima janë konfirmuar deri më tani në Gjermani.
Mijëra njerëz në Holandë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur përmbytjet për shkak të prirjeve të ujërave nga lumenjtë.
Disa qytete dhe fshatra përgjatë lumit Maas në provincën e Limburgut i këshilluan njerëzit që të kërkonin strehim natën e kaluar, të paktën deri pasdite, për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjes së shtëpive të tyre në orët e ardhshme./MIA










