Arrestohet 44 vjeçari nga Gjevgjelia, i konfiskohen armë dhe drogë

Policia mbrëmë ka arrestuar një person në Gjevgjeli, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës dhe armëve, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

“Nga ana e zyrtarëve policorë mbrëmë në Gjevgjeli është privuar nga liria 44 vjeçari J.N., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale që është e dënueshme në bazë të Nenit 215 nga Kodi Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas një urdhri të siguruar nga Gjykata, është kryer bastisje dhe hapësirat tjera të shtëpisë ku jetonte J.N. , me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale gjethe nga kanabis sativa në fazën e tharjes, një makinë për grirje, 7 paketime heroinë dhe disa predha”, njoftojnë nga policia.
J.N. është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë në Gjevgjeli për procedura të mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *