5 shtetas të Maqedonisë që ishin për pushime në Greqi janë infektuar me Kovid-19

Pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut që ishin për pushime në Greqi, pas kthimit në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Siç njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar-Shëndetësor, për shkak se të njëjtit janë kthyer nga pushimet me autobus, vendim për izolim u janë dhënë edhe 13 udhëtarëve të tjerë në bazë të kontaktit me person të infektuar.

Priten rezultatet e testimit për udhëtarët tjerë.

Ky numër mund të ndryshojë, pasi ende po zhvillohet anketa epidemiologjike për rastin në fjalë në Qendrën për Shëndet Publik.

“Nuk dihet saktë se sa udhëtarë ka pasur në autobus, por informacionet jozyrtare thonë se ka pasur rreth 26 udhëtarë, të cilët me atë grup kanë shkuar në udhëtim. Se sa janë kthyer me të njëjtin autobus, IShSSH-ja tani për tani nuk e posedon këtë informacion dhe ne nuk duhet ta sigurojmë atë informacion”, thanë nga IShSSh-ja./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *