9.3 milion euro investime, zero borxh publik, Albon Xhemaili një mandat për Bogovinën

Albon Xhemaili është kryetari i komunës së Bogovinës. Xhemaili është me profesion farmacist i cili vite me radhë ju ka shërbyer vendasve dhe rrethit. Në krye të komunës së Bogovinës erdhi në vitin 2017 si kandidat i Aleancës për Shqiptarët. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Xhemaili kishte përballë kandidatin e BDI-së Berzah Bejtullai, kandidatin e Lëvizjes Besa Minur Asani dhe atë të PDSH-së Elvir Iseni. Bogovina përballej me një garë të fortë, ndërsa Xhemaili ishte ai që kaloi në rrethin e dytë përballë kandidatit të BDI-së.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, hapi rrugën që kjo komunë të shkëputej nga menaxhimi i BDI-së. Nga dita e parë e mandatit, Albon Xhemaili premtoi qeverisje të drejtë, transparente dhe menaxhim për qytetarin. Që muajt e parë ai u përkushtua në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, rregullimin e munguar të ndriçimit publik, infrastrumturën rrugore dhe deri më sot kur ai u përball me dhunën policore për të siguruar ujë të pishëm për Siniçanin. Albon Xhemaili dhe komuna e Bogovinës përgaditi dhjetra projekte në intitucione vendase dhe fondacione ndërkombëtare ku komuna e Bogovinës fitoi një numër të tyre. Menaxhimi prej një shtëpiaku të mirëfilltë bëri që kjo komunë të mos këtë asnjë borxh publik dhe të ketë investime kapitale në vlerë prej 9.3 milion eurove, duke punuar në çdo vendbanim. Albon Xhemailo tani më është kandidat i konfirmuar për mandatin e dytë në komunën e Bogobinës në zgjedhjet lokale që priten në Tetor të 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *