Shengeni ballkanik do të quhet “Open Balkan”

I dërguari i Top Channel në Shkup Muhamed Veliu raporton se emri i ri i shengenit ballkanik do të jetë Open Balkan.

Kjo për t’i dhënë mundësi edhe vendeve te tjera në rajon për tu bërë pjesë.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë
Kryeministri Zoran Zaev në fjalët e tij hyrëse në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tuiranës përmban në vete katër liritë e BE-së, transmeton Alsat. Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

“Këtë që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete në themelet e saj përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropia. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.

Kurti bojkoton forumin e Shkupit: Minishengeni, ide e Serbisë! Nuk ka miratimin tonë
Qeveria e Kosovës këmbëngul se nisma e minishengenit nuk është në në interes të shqiptarëve dhe Albin Kurti do të bojkotojë edhe punimet e Forumit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Rajonal të Shkupit, që mbahet ditën e enjte.

Zyra e shtypit e Qeverisë së Albin Kurtit ka konfirmuar për mediat se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon kësaj nisme.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, thotë Qeveria e Kosovës.

Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen ditën e enjte në Shkup për punimet e Forumit Ekonomik.

Në fund të diskutimeve do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal mes dy kryeministrave dhe presidentit serb. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 2 orë dhe në 12:30 do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrave Rama, Zaev dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gazeta britanike “Financial Times” shkruan se lëvizja e lirë dhe lehtësirat e biznesit e shengenit ballkanik do të zbulohen zyrtarisht të enjten. Ato përfshijë një lehtësim gradual të kufizimeve të udhëtimit, korsi të gjelbra më të shpejta në kufij, lehtësi të kalimit për mallrat dhe për lejet e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *