Në zgjedhjet e ardhshme lokale, për herë të parë do të votohet me shenjat e gishtave

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, për herë të parë do të votohet me shenjat e gishtave. Kjo u konfirmua sot edhe një herë, pasi KSHZ refuzoi ankesën e njërës nga kompanitë që konkurruan për të furnizuar aparatet për skenimin e gishtave.

Pas kësaj, konfirmohet se kompania gjermane “Dermalog” do të furnizojë KSHZ-në me skanerët e gishtave. Në seancën e sotme, KSHZ i ka caktuar edhe çmimet për reklamim politik në media. Nga KSHZ thonë se çmimet i kanë vendosur pas shqyrtimit të çmimoreve të mediave për pesë vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *