Mbi 1.000 raste aktive me virus, më shumë në Tetovë dhe Shkup

Numri i pacientëve me Covid-19 në vend po rritet çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 5.959 testeve, u regjistruan 325 raste të reja me Covid-19, 11 pacientë të shëruar dhe një pacient i vdekur nga Manastiri.

Numri i rasteve aktive në vend arriti në 1.268, nga të cilët numri më i madh janë në Tetovë 379 dhe Shkup 370, të ndjekur nga Gostivari me 126, Kumanova me 114, Manastir 38 dhe Dibra me 36.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të përfshihen në vaksinimin masiv, sepse, siç theksojnë nga atje, vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje ta mposhtim virusin.

“Në këtë periudhë, është e rëndësishme që qytetarët të tregojnë interes më të madh për vaksinimin, sepse vetëm me imunitet kolektiv mund të parandalohet mutacioni i virusit SarsKov 2 dhe përhapja e tij e shpejtë”, theksojnë nga Ministria.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 157.251, numri i pacientëve të shëruar është 150.481, numri i të vdekurve është 5.502, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.268.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *