Ndalesë për mbajtjen e darsmave dhe ahengjeve në objekte të mbyllura në Tetovë propozon Komisioni për Sëmundje Infektive

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në koordinimin e mëngjesit me antarët e Komisionit për Sëmundje Infektive biseduan në lidhje me gjendjen epidemiologjike në Tetovë dhe u morrën vesht me Qeverinë që të propozojnë masa të reja për këtë rajon që do të ndalonte përhapjen rapide të virusit Kovid-19, informon Gazeta Populli.

“Gjendja në Tetovë është tejet serioze dhe vala e re veçse ka arritur, ndërsa kjo priteshte pasi që gjendja është e ngjajshme gjithkund në rajon. Pushimet verore na sollen frekuencë të madhe të lëvizjes dhe ajo ishte e pritur, nga këtu patjetër të kthehen disa masa që të ndalohet shpërndarja më e madhe e virusit. Analizat që u përpunuan ditët e kaluara nga Instituti për Shëndet Publik rezultojnë që virusi po shpërndahet tek të pavakcinuarit, rreth 90% nga rastet e reja janë qytetarë të pavakcinuar. Nga ana tjeter përqindja e vakcinimit në Tetovë është ndër 20%. Si kllasterë ku po shpërndahet virusi janë darsmat dhe ahengjet në ambientet e mbyllura të cilat janë shumë në numër në këtë rajon, ndërsa sipas të dhënave nga niveli lokal aspak nuk po rrespektohen masat për parandalesë, para se të gjithash nuk mbahen maskat në ambiente të mbyllura, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, informon Gazeta Populli.

Ministri dhe antarët e Komisionit kanë propozuar masat në vazhdim:

– Ndalimi për mbajtje të të gjitha ngjarjeve masive në ambiente të mbyllura, dasma, ahengje. Kjo duhet të respektohet në periudhën e ardhshme dhe qytetarët duhet të kuptojnë se kjo masë është e nevojshme.
– Përfshirja e e pjesës së ambientit të mbyllur të objekteve të hotelierike nuk duhet të kalojë 30%, dhe jo më shumë se 4 persona mund të ulen nëpër tavolina.

-Kontrolle të përforcuara për ti implemetuar këto masa dhe masat për mbrojtje personale edhe atë para se të gjithash mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

-Intensifikim të vakcinimit në terren dhe komunikim në nivel lokal me qëllim që të zmadhohet përfshirja, sepse është e qartë që vetëm me vakcinim mund të ndalojmë dhe shpërndajmë edhe rreziqe tek pacientët e sëmurë rëndë.

Nga analiza e ISHP për periudhën e kaluar vetëm 11 pacientë deri tash janë hospitalizuar të cilët janë vakcinuar plotësisht, vetëm 167 janë infektuar nga 400.000 qytetarë të vakcinuar/Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *