Padi penale për 20 vjeçarin nga Shkupi, ka vjedhur ari dhe para

Policia e Shkupi ka arrestuar 20 vjeçarin nga Shkupi, për vjedhje të stolive të arit dhe parave, informon Gazeta Populli.

“Më 11 gusht 2021, rreth orës 3 e mëngjesit, në lagjen “Pellagonia” në Shkup, nëpunësit policor kanë privuar nga liria A.GJ (20) nga Shkupi. Pas marrjes së aktiviteteve është konstatuar se A.GJ në shtëpinë e K.R në Shuto Orizare, ka vjedhur të holla dhe bizhuteri ari, të cilat i ka shitur një personi në Shkup, ndërsa paratë i ka harxhuar. Ndërkohë bizhuteritë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thonë nga MPB.

A.GJ është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet padi penale sipas nenit 235 të Kodit penal./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *