Arrestohet plaçkitësi nga Haraçina, për dy muaj ka kryer 9 vjedhje

Nëpunës policorë nga Stacioni policor Qendër, dje e kanë privuar nga liria H.Z. (20) nga f. Haraçinë-Shkup, i cili dyshohet se në periudhën nga data 22.06.2021 deri më 10.08.2021 në Kej ‘’Dimitar Vllahov’’, në rajonin nga kisha “Nëna e Shenjtë e Zotit’’ deri te MRTV-ja, ka kryer nëntë vepra penale “plaçkitje’’.

Siç informojnë nga MPB-ja, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, personi u privua nga liria në ora 15:00 në blv. “Goce Dellçev” në Shkup.

“Ai është arrestuar në stacion policor dhe në prezencë të Prokurorit Publik është kryer njohja nga ana e të dëmtuarëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 237 të Kodit Penal”, informon MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *