13 Tetovarë për dy ditë në vend se në izolim kanë shkuar jashtë vendit

Dje 4 raste, dhe sot SPB Tetovë raporton për 9 persona të tjerë të cilët, edhe pse kanë qenë të vendosur në izolim, prapë janë larguar nga vendi. Nga ta njëri prej tyre është nga Kosova, dhe 8 të tjerët janë nga Tetova, Reçica e Vogël dhe Gostivari. Nga këta nëntë persona, vetëm njëri ishte pozitiv me kovid-19, ndërsa të tjerët kishin marrë vendim për izolim në shtëpi për shkak të kontaktit me ndonjë person tjetër të infektuar, informon Gazeta Populli.

“Në periudhën nga 08.08. deri më 11.08.2021, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë në territorin e Tetovës dhe Gostivarit kanë kontrolluar personat të cilëve u ishte dhënë vendim për izolim dhe ata pozitiv me kovid-19. Me çka është konstatuar se D.L nga Kosova, me banim në vendin tonë, L.S (54) nga Tetova, dy të mitura dhe nëna e tyre A.Q (37) nga Tetova, M.L (49) nga Reçica e Vogël, А.H (20) nga Reçica e Vogël, B.H (35) nga Liseci dhe M.Z (54) nga Gostivari, të gjithë me vendim për izolim dhe trajtim në shtëpi, janë larguar nga vendi,” tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Por, përkundër vendimeve të lëshuara, këta njerëz janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar në ndonjë nga vendet e Evropës Perëndimore. Pasagjerëve që udhëtojnë me makinë kur hyjnë në disa vende të Evropës Perëndimore rrallë u kërkohet të bëjnë test PCR, kështu që këta nëntë ndoshta kanë shfrytëzuar rastin për t’u kthyer në vendin ku kanë qenë punësuar përkohësisht./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *