OBSH: S’ka nevojë për dozë të tretë, së pari të gjithë t’i marrin dy dozat e para

Të dhënat momentale tregojnë se nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës kundër Covid-19, deklaroi shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumua Svaminatan, transmeton “Rojters”. Duke folur për vaksinat shtesë që tashmë filluan të jepen në vendet e pasura, këshilltari në OBSH Brus Ajlvard, tha se në botë ka vaksina të mjaftueshme, por se ato nuk janë në vende të duhura dhe sipas renditjes së duhur. Ai shton se dy doza duhet t’i marrin qytetarët e kategorisë me rrezik më të lartë në botë para se të fillojë t’u jepet doza e tretë atyre që janë vaksinuar tërësisht. Nga OBSH-ja theksojnë se varianti delta i koronavirusit përhapet në vende ku shkalla e vaksinimit është i ulët. Në disa shtete tashmë filloi të jepet doza e tretë, siç është Serbia, por te ne është paralajmëruar se do ta marrin personat me imunitet të çrregulluar./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *