Beni Shaqiri kandidat i PLD dhe RDM për Shkupin, bartës i listës mikrobiologu i njohur Nikolla Panovski

Këngëtari Beni Shaqiri kandidat për kryetar të Shkupit dhe mikrobiologu i njohur, Nikolla Panovski, si bartës i listës së këshilltarëve – janë përzgjedhja e koalicionit “Të Vendosur për Ndryshime” të LDP dhe RDM për kryeqytetin. Shaqiri gjatë promovimit të kandidaturës tha se motivi i vetëm për shkak të së cilit është kyçur në garën për njeriun e parë të Shkupit, është pakënaqësia se si menaxhohet me qytetin.

 “Unë si qytetar i Qytetit të Shkupit, personalisht jam i tradhtuar. Mendoj se duhet të mundohemi që të gjithë së bashku të bëjmë së paku diçka që të kemi sukses që qytetin ta bëjmë vend të denjë për jetesë. Gjendja aktuale mua fare nuk më pëlqen dhe pikërisht ky është motivi im që të marrë pjesë në këtë proces, qoftë edhe nëse humbas”, tha Beni Shaqiri.

Mjeku Panovski në prezantimin e tij tha se me kandidaturën e tyre pritet që të thyhet bota bardh-e-zi e dy partive më të mëdha për shkak të së cilës ka ardhur deri te ndarja e qytetarëve.

 “Shpresoj se nëse fitojmë më tej do të na bashkohen edhe të rinj të tjerë dhe do të vazhdojmë të jetojmë në një qytet që të gjithë e duam dhe në një shtet që na ngjan”, u shpreh Nikolla Panovski.

Koalicioni i RDM dhe PLD deri më tani ka paralajmëruar kandidatët për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit, Lupço Janevski, Kisella Vodës, Gjulistana Markovska, Gjevgjelisë Viktor Petkov, Prilepit, Sllave Petreski dhe për Shtipin, Vanço Sanev.

Burimi: TV 21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *