Fatmir Izairi: Kryefjala e mandatit do të jetë ujësjellësi për të gjitha vendbanimet

Pas mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm dhe zyrtarizimit të kandidaturave, kandidati ynë për Komunën e Zhelinës Dr. Fatmir Izairi iu drejtua opinionit.

Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës!
Qëllimi për arritjen e një standardi më të mirë jetësorë për të gjithë dhe dëshira për ta maksimalizuar efikasitetin e kësaj komune në katër vitet e ardhshme, ishin motivi im racional për të kandiduar përsëri dhe për të vazhduar aty ku e lamë.
Them pikërisht aty ku e lam sepse në këto katër vite komuna jonë ka numëruar në vend apo ka shënuar regres.

Motivi im për angazhim është përtej imagjinatës së oponentëve.
Energjia dhe forca për punë të mëtutjeshme është motiv që buron nga shpirti dhe dashuria për vendbanimet që do t’i përfaqësoj, të jetojnë jetë më të mirë dhe më cilësore në të gjitha sferat edhe përskaj faktit se komunën do ta gjejmë në situatë edhe më të vështirë se sa para 12 viteve. Me një borxh pa mbulesë mbi 3 milion Euro dhe vonesë dhjetëmujorëshe të pagesave ndaj këshilltarëve komunal të cilët janë deputetët tuaj lokal dhe mbrojnë interesin tuaj me angazhimin e tyre.

Thonë “në kampanjë lejohen të pavërteta të vogla”.

Unë them JO. E vogël apo e madhe gënjeshtra është gënjeshtër, e aq më tepër JO sepse e vogla detyrimisht të shpie te manipulimet e mëdha. Është e turpshme që projekte të financuara nga qytetarët dhe të tjerët të prezantohen si të komunës.

Është e dhimbshme dhe poshtërim i institucionit Kryetar Komune përfaqësimi nga dikush që nuk mban llogari për fjalën publike. Është pafytyrësi e rrallë që të mohosh shitjen e tokës shtetërore edhe pasi publikohen dokumente zyrtare.

Është tradhti e votuesit të harosh fjalën e dhënë publikisht. Zotohemi se ashtu si në të kaluarën, do të angazhohemi për realizimin e projekteve kapitale ndërsa KRYEFJALA E MANDATIT do të jetë ujësjellësi për të gjitha vendbanimet.

Uji i pijshëm do të arrijë te dera e ç’do qytetari dhe ky do të jetë normaliteti i rri. Pra, ATY KU E LAM sepse ky projekt ishte në realizimin e sipër në fund të vitit 2017.

Kam besim të fortë se komunën do ta rikthejmë në destinacion të vizitave të diplomatëve nga SHBA dhe BE kur na merrnin si shembull suksesi.

Sigurisht se rikthimi i krenarisë së humbur do të ndodhë si rezultat i zbatimit të një platforme të detajuar të cilën unë dhe ekipi im do ta prezantojmë gjatë fushatës zgjedhore dhe e cila sigurisht se do të jetë në përputhje të plotë me agjendën e blertë të prezantuar sot nga kryetari Ali Ahmeti.

Besoni te e blerta.

Agjenda e blertë është jetë më cilësore për të gjithë qytetarët. BASHKË, BLERTË, MENÇUR, PASTËRT, DREJTË DHE FER.

I juaji, Dr. Fatmir Izairi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *