Gjermania ndryshon rregullat për teste dhe udhëtime

Çdo qytetar duhet të ketë kujdes para se të niset për Gjermani, sepse ajo ka futur rregulla të reja për udhëtime nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, transmeton albinfo.ch.

Advertisement

Qeveria gjermane vendosi sot (22 janar) të shtojë 25 vende në listën e vendeve me rrezik të lartë në lidhje me #Covid19.

Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve, ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë, ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit). Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tri kritere:

– Hyrje vetëm me testim negativ

– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

Udhëtarët nga këto vende, përfshirë Kosovën, duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit, jo më të vjetër se 48orë, ose të një testi PCR ose të disa llojeve të testeve të antigjenit, gjatë mbërritjes në Gjermani.

Kjo ka për qëllim të zvogëlojë numrin e udhëtarëve të infektuar nga Corona që vijnë në Gjermani

Advertisement

Leave a Reply