Mbillen 14 pemë në sheshin e Tetovës, në nder të viktimave nga zjarri

Me mbjelljen e 14 pemëve në sheshin Iliria në Tetovë, ka filluar sot marshi paqësor i grupit të tifozëve Ballistët, të cilëve iu bashkuan edhe qytetarët. Marshi ka lëvizur nga rruga e Ilindenit deri tek objekti i djegur i ambulantes modulare në brendi të spitalit të Tetovës, ku edhe tragjikisht humbën jetët 12 pacientë dhe dy vizitor që kujdeseshin për familjarët. Tek objekti u vendos edhe kurora me lule, ndërsa në murin e lumit Shkumbin, u lëshuan edhe disa fletushka me mbishkrime: Jeta e njeriut nuk është numër, është vlerë” dhe tjetra “Jam gjallë andaj protestoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *